VIDEO/ Familja nga Afrika e Jugut eksploron Shqipërinë: Historia na duket interesante. Ushqimi shumë i mirë, njerëzit janë miqësorë

schedule08:21 - 12 Gusht, 2024

schedule 08:21 - 12 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale eksperiencën e një familjeje nga Afrika e Jugut, që prej disa ditësh po eksplorojnë të gjithë Shqipërinë. Ata shprehen se do të qëndrojnë për 16 ditë dhe se ajo që iu pëlqen më së shumti, përveç peisazhit, është ushqimi dhe mikpritja e njerëzve.

“Kemi dëgjuar për vendin tuaj por nuk e njihnim shumë mirë. Historia e tij na duket mjaft interesante dhe vendosëm që ishte një ide e mirë ta eksploronim si turistë në të gjitha format e tij. Do të qëndrojmë këtu për rreth 16 ditë. E nisëm nga Lëpusha, më pas shkuam në Vermosh, Theth, Berat, Krujë, Gjirokastër, pamë rivierën, lumin Vjosa, kaluam më pas në Përmet, Ersekë, Korçë ndërsa tani jemi në Pogradec.

Pas Pogradecit, do të shkojmë në Gramsh, dhe më pas në Tiranë për dy ditët e fundit. Na pëlqejnë zonat e ndryshme dhe biodiversiteti i vendit. Bëmë një listë të vendeve që donim të shikonim, sepse menduam që duke qenë një vend i vogël, mund ta shikonim të gjithin, ndaj nuk donim të linim asgjë pa parë. Na pëlqeu shumë ushqimi. Byreku është i preferuari im. Në veri na pëlqeu flija.”, theksuan ata.

/abcnews.al