VIDEO | Dy gola të bukur për tre pikë, Mourinho fiton duelin ndaj Guardiolës

schedule19:30 - 2 Shkurt, 2020

schedule 19:30 - 2 Shkurt, 2020

Tottenham arriti një fitore të madhe përballë Manchester City në shtëpi, ndërsa Jose Mourinho fitoi duelin me Pep Guardiolën. Miqtë luajtën mirë në pjesën e parë. Sergio Aguero goditi shtyllën në minutën e 26-të pas devijimit të Lloris.

Portieri i Spurs tregoi vlera 14 minuta më vonë dhe priti penalltinë e Ilkay Gundogan. Ky moment krijoi tension dhe “Cityzens” pretenduan për një tjetër penallti pas kontaktit mes kampionit të botës dhe Rahem Sterling.

Ukrainasi Zinchenko u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 60-të dhe Spurs shfrytëzoi këtë moment. Ekipi i Mourinhos guxoi dhe kaloi në avantazh tre minuta më pas. Gol shumë i bukur i Steven Bergwijn, i cili realizoi në ndeshjen e parë me ekipin e ri.

Vendasit nuk u ndalën dhe dyfishuan rezultatin në minutën e 71-të. Son mori një asist të bukur nga Ndombele dhe shënoi një gol po aq të bukur. City nuk pati më forcë për të reaguar, kohë nuk pati më dhe Tottenham arriti një trepikësh të artë për objektivin Champions League. /abcnews.al

Tottenham-Manchester City 2-0
(Bergwijn 63′, Son 71′)

 

Renditja e Premier League