VIDEO/ Cilësohet si pasardhësi i Cavani-Suarez, sulmuesi mahnit Guardiolën

schedule21:34 - 22 Nëntor, 2020

schedule 21:34 - 22 Nëntor, 2020

Pep Guardiola rinovoi kontratën me Manchester City pak ditë më parë. Trajneri spanjoll do të drejtojë klubin e Premier League deri në verën e vitit 2023 dhe ka filluar të mendojë për të ardhmen.

Sergio Aguero do të largohet në fund të sezonit dhe nevojitet një qendërsulmues për të zëvendësuar argjentinasin e njohur. Një ndër të preferuarit e Guardiolës është Darwin Nunez.

Benfica pagoi 4 shtatorin e këtij viti 24 milion euro në arkat e Almerias për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit uruguaian (4 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren latine).

1 gol në kampionat dhe 4 në Europa League ka realizuar Nunez me “Shqiponjat e Lisbonës” deri tani. Në Uruguai e cilësojnë si pasardhësin e Luis Suarez dhe Edinson Cavanit.

Telegraph raporton se Guardiola ka mbetur i mahnitur nga kualiteti i sulmuesit latin dhe i ka shprehur dëshirën drejtuesve të klubit që të investojnë te 21-vjeçari. /abcnews.al