Sikur të mos mjaftojë ecuria e dobët në kampionat, Arsenali është eliminuar edhe nga FA Cup. Djemtë e Mikel Artetës u mposhtën 1-0 në fushën e Southampton.
Sfida u vendos nga një autogol në minutën e 24-t. Gabriel devijoi në portën e tij një top të ardhur nga krahu i djathtë. I pafat mbrojtësi brazilian dhe vendasit në avantazh.
“Shenjtorët” ia dolën të mbanin portën e paprekur dhe siguruan kualifikimin në raundin e 1/8 të FA Cup, ku do të përballen me skuadrën e Wolves. /abcnews.al
FA Cup, raundi i 1/16
Southampton-Arsenal 1-0
(Gabriel (aut) 24′)