Vazhdojnë trazirat në SHBA, mbi 200 të arrestuar brenda natës në New York

schedule09:24 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:24 - 3 Qershor, 2020

Më shumë se 200 protestues janë arrestuar rreth e qark qytetit të New York-ut të martën mbrëma ndërsa demostratat për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd vazhdojnë të përshkallëzohen.

Edhe gjatë mbrëmjes të së martës, me mijëra protestues dolën në rrugë duke protestuar me slogane “Black Lives Matter” si dhe slogane të tjera anti-racizmit dhe dhunës policore.

Megjithatë, krahasuar me ditë më parë, përplasjet dhe dhuna po vijnë drejt një zbehjeje pasi kryebashkiaku Bill de Blasio dyfishoi shtetrrethimin duke e lëvizur deri në orën 23.00.

Gjithsesi de Blasio refuzoi nxitjet nga presidenti Trump dhe ofertën nga guvernatori Cuomo për të nxjerrë në rrugë Gardën Kombëtare.

Presidenti Trump u kërkoi zyrtarëve që të kërkojnë ndihën e qeverisë federale për të rimarrë kontrollin e qyteteve.

Në një postim të tijin në Twitter ai shkroi se qyteti i New York-ut ka dalë jashtë kontrollit dhe “guvernatori e kryebashkiaku duhet t’u japin fund trazirave tani.” /abcnews.al/