Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Falimenton kompania ajrore norvegjeze Norse Atlantic, çmimet e karburantit e çojnë drejt kolapsit

schedule19:20 - 27 Nëntor, 2026

schedule 19:20 - 27 Nëntor, 2026

Kompania ajrore me kosto të ulët nga Norvegjia, Norse Atlantic Airways, ka shpallur falimentimin, pasi rritja e menjëhershme e çmimeve të karburantit, e nxitur nga lufta në Lindjen e Mesme, rëndoi ndjeshëm gjendjen e saj financiare.

Vendimi u bë publik vetëm pak orë pasi kompanitë e leasingut ndërprenë kontratat për marrjen me qira të avionëve të saj, duke i dhënë një goditje të rëndë operimit të kompanisë.

“Bordi drejtues i Norse Atlantic Airways AS mori vendimin e vështirë për të shpallur falimentimin, pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme të kompanisë dhe grupit për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në Bursën e Oslos.



E themeluar në vitin 2021, Norse Atlantic ishte e specializuar në fluturimet me distanca të gjata. Kompania kishte paralajmëruar më herët se situata e saj financiare ishte në një pikë kritike, ndërsa po zhvillonte negociata për sigurimin e një kredie afatshkurtër për të përballuar vështirësitë.

Megjithatë, falimentimi nuk përfshin kompaninë mëmë Norse Atlantic ASA dhe as kompanitë e tjera të grupit, të cilat vijojnë aktivitetin e tyre.

Kriza e Norse Atlantic vjen në një periudhë tejet të vështirë për industrinë globale të aviacionit. Lufta e SHBA-së kundër Iranit ka shkaktuar ndërprerje në transportin ndërkombëtar, ka rritur ndjeshëm çmimet e karburantit të avionëve dhe ka shtuar kostot operative të kompanive ajrore.

Sektori i aviacionit po përballet kështu me një nga krizat më të rënda që prej pandemisë së COVID-19, ndërsa shtrenjtimi i karburantit po ushtron presion të madh mbi kompanitë ajrore, veçanërisht ato me kosto të ulët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!