Myrto Uzuni ka konfirmuar formën e shkëlqyert dhe rolin e tij si protagonist në prag të sezonit të ri të Ligës Amerikane të Futbollit.
Sulmuesi kuqezi shënoi sërish për Austin, duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në çerekfinalet e Kupë së Ligës.
Futbollisti i kombëtares shqiptare shënoi golin e barazimit, ndërsa më pas, formacioni teksan siguroi biletën për në fazën tjetër të turneut falë goditjeve të 11 metërshave kundër Club America.
Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, meksikanët kaluan në epërsi pas pushimit me një autogol të Gallager.
Porn ë minutën e 67-të, Uzuni barazoi shifrat, duke çuar sfidën te penalltinë.
Ai goditi saktë edhe në gjuatjen e tij, ndërsa Austin arriti të fitojë 5-4 pas 11 metërshave.
Për Myrtu Uzunin ky ishte goli I katërt në dy ndeshjet e fundit.
Në sfidën e një raundi më parë, sulmuesi kuqezi realizoi tre gola, për “hat trick” e tij të parë në karrierë me skuadrën amerikane të Austin.
Një paraqitje e shëkqlyer kjo për futbollistin shqiptar, në vigjilje të sezonit të ri të kampionatit amerikan.


