“Ujqërit” e vjetër, luftë brenda PD”/ Çupi: Berisha nuk ka parime, zgjedhjet janë një atmosferë e pasigurt për të

schedule23:31 - 12 Mars, 2025

schedule 23:31 - 12 Mars, 2025

Analisti Frrok Çupi në “Ora e Fundit”, në ABC News, komentoi listën e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 11 majit, listë e cila ka krijuar edhe pakënaqësi.

Gjatë intervistës, Çupi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se nuk ka parime dhe se edhe në këto zgjedhje, po tregon një mungesë të principit.

“Berisha nuk ka parime, nuk ka formula të qëndrueshme në raste të tilla. Aq më pak ku këto zgjedhje janë ndryshe nga të tjerat dhe sjellin një atmosferë të pasigurt për Berishën. Mungesa e principit do thoja është formula e Berishës. Këtë herë pamë modelin e PD, që kishte më shumë formën e kërmillit në rrugën e saj, duket që është nisur për një rrugë shumë të shkurtër. Dhe modeli tjetër i PS që ka disa ditë përpjekjes, institucionale, dhe diskutime shumë të nxehta për të gjetur një ekip që do ta sjellë PS akoma më të re. Por PD po mendon të shkojë deri në një moment të dytë ku do të funksionojë drejtësia, dhe në një moment tjetër ku do të ketë një thirrje të tre liderëve kryesor të opozitës, kemi një të arrestuar. PD u kthye në një rrezik të madh për vendin, e rrënoi, e çoi në konflikte, korrupsion shumë të madh, prapambetje ekonomike dhe diplomatike”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!