U shërbehej klientëve si në një ditë normale, gjobitet restoranti në Gjirokastër

schedule13:42 - 23 Mars, 2020

schedule 13:42 - 23 Mars, 2020

Një restorant në Gjirokastër është gjobitur pasi nuk ka respektuar rregullat e reja të vënë për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi.

Biznesi në fjalë, ndodhet në lagjen 18 shtatori dhe është gjobitur nga Inspektoriatit Shendetesor Shteteror me 10 milione lekë. Restoranti në fjalë vazhdonte të sherbente me klientë në brendësi të tij si në nje dite normale dhe për pasojë është penalizuar me gjobë.

Njoftimi:

Gjobat ndaj te shkelesve te moratoriumit kane vijuar intensivisht nga ana e Inspektoriatit Shendetesor Shteteror ne Gjirokaster. Mesditen e sotme eshte gjobitur me 10 milione lek nje restorant ne lagjen 18 Shtatori.

Duke shkelur moratoriumin restoranti sherbente me kliente ne brendesi te tij si ne nje dite normale.

Per pasoje eshte penalizuar me shifren e mesiperme. Sipas kreut te ISHSH Edi Sinojmeri kontrollet do te vijojne ne cdo cep te qarkur me qellim mbrojtjen e konsumatorit por edhe shkelesit e moratoriumit te vendosur nga qeveria shqiptare ne kuader te masave ndaj Coronavirusit. /abcnews.al/