Një 48-vjeçar u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Barriera”
Ligor Mehmeti u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij.
Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri, 2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake, që dyshohet se ky shtetas i posesonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.
Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte 48-vjeçari dhe celularin e tij./abcnews.al


