Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Të gatshëm të ndihmojnë Venezuelën pas tërmeteve shkatërrimtare

schedule09:23 - 25 Qershor, 2026

schedule 09:23 - 25 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Venezuelën, e goditur nga një tërmet i dyfishtë shkatërrues, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

“Dy tërmetet e mëdha që sapo goditën popullin e madh të Venezuelës ishin të dy me magnitudë të jashtëzakonshme dhe rezultuan në një numër të tmerrshëm vdekjesh”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth, edhe pse nuk u publikua menjëherë asnjë numër zyrtar i vdekjeve.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të afta të ndihmojnë!” vazhdoi ai, duke shtuar se “ne do të qëndrojmë me miqtë tanë të rinj të shkëlqyer”.



Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditën dje Venezuelën.

Gazetarët panë ndërtesa të shembura dhe skena paniku në kryeqytetin, Karakas.

Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporti i Karakasit, i cili sipas saj ishte dëmtuar rëndë, u mbyll.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë, me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në orën 18:04, sipas orës lokale (22:04 GMT) në një thellësi prej 21,9 km, afërsisht 200 km në perëndim të Karakasit.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në një thellësi prej 10 km, 39 sekonda më vonë, 45 km larg, i ndjekur nga rreth 20 lëkundje pasuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!