Trump: “Shutdown” është i pashmangshëm

schedule12:29 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 12:29 - 22 Dhjetor, 2018

Për herë të tretë brenda 12 muajsh, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sërish “Shotdown”, ku një e katërta e aktivitete federale është bllokuar për mungesë fondesh.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sërish “Shotdown”, i pjesshëm, me bllokimin e një të katërtave të aktiviteteve federale për mungesë fondesh, që u shpall menjëherë pas mesnatës së të premtes në Washington. Është i treti Shotdown gjatë vitit 2018 dhe është hera e parë në 40 vjet që administrate amerikane mbyll aktivitetet tre herë brenda 12 muajsh. Punimet në Dhomën e deputetëve dhe në senat janë përditësuar, por pa një marrëveshje për buxhetin e qeverisë brenda afatit të caktuar për mesnatën e të premtes.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se shpresonte që një situatë e tillë të mos zgjaste shumë. Me anë të një video mesazhi në profilin e tij Tuiter ai akuzoi demokratët se nuk kishin dhënë votat e duhura. Problem ka të bëjë 5 miliardë dollarët, të cilët kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkon për të ndërtuar murin anti emigrant në kufi me Meksikën. Në mesnatën e të premtes mungojnë dinancimet për 1 të katërtat e agjencive federale, përfshirë dhe ato që drejtojnë sigurinë e brendshme, forcat e rendit, mbledhjen e takseve, transportet dhe parqet kombëtare që do të qëndrojnë hapur gjatë periudhës së festive të fundvitit por pa personel. Departamentet e tjera, si Pentagoni, do të vazhdojnë të funksionojnë rregullisht sepse buxheti i tyre është miratuar.

Tramp ka përqendruar në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Zonja e Parë dhe djali i tyre Baron ndodhën në Mar-a-Lago për pushimet e Krishtlindjeve. Trump konfirmpi se kishte anuluar udhëtimin e rij në pritje që demokratët të vendosin të mbrojnë kufijtë e vendit. Dhoma e deputetëve dhe senatorët kanë 24 orë kohë për të votuar sërish për buxhetin./abcnews.al