Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritoli në Tiranë, zbardhet itinerari i autorit të dyshuar/ Pronari: Nuk kam konflikte

schedule10:43 - 25 Maj, 2026

schedule 10:43 - 25 Maj, 2026

Autoritetet dyshojnë se autori i shpërthimit në marketin në Tiranë mund të jetë një banor i zonës. Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se është zbardhur i gjithë itinerari që ai ka ndjekur, falë pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë në zonë.

Ndërsa pronari i marketit, ku edhe ndodhi shpërthimi Lulzim Lika ka thënë se nuk ka konflikte me askënd.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.



Njoftimi i policisë;

Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!