“Tmerri” i Gundogan: Sa e vështirë kundër Kante, ja ç’më ndodh me të

schedule20:43 - 28 Janar, 2020

schedule 20:43 - 28 Janar, 2020

Shumë e cilësojnë si një nga lojtarët më të fortë në botë në pozicionin e tij dhe Ilkay Gundogan nuk ka dyshime. Flasim për Ngolo Kante, i cili është edhe një ndër personazhet më të dashur në botën e futbollit.

Mesfushori i Manchester City tregon vështirësitë që has ndaj francezit në një prononcim për Sport Bible. Kante vrapon pafund dhe nuk mjafton vetëm një driblim ndaj tij.

Mua më pëlqen ta kem nën kontroll lojtarin që kam përballë në mesfushë, por të luash kundër Kante nuk është kurrë e thjeshtë. Në momentin që ti e ndjen që e ke kaluar dhe lënë pas, ai të shfaqet papritur përsëri.

Në Premier luajnë futbollistët më të mirë në botë dhe çdo ndeshje është e vështirë. Unë kam si objektiv të konkurroj me më të mirët dhe Ngolo është një nga mesfushorët më të mirë në botë“, thekson gjermani i Manchester City. /abcnews.al