Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetërsuan 68 mijë metra tokë, Gjykata e Durrësit nis vleresimin e masës për 20 të arrestuarit

schedule09:26 - 27 Tetor, 2019

schedule 09:26 - 27 Tetor, 2019

Ka nisur në gjykatën e Durrësit vlerësimi i masave të sigurisë për 20 të arrestuarit për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtëtërore.

Masat do të zhvillohet të veçuara nga njëra tjetra, ku secili prej të arrestuarëve do të përballet me akuzat e ngritura nga prokuroria.

Mes të arrestuarve janë ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë.



Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”. Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!