Tjetër futbollist sulmohet, anglezi “viktimë” e grabitësve profesionistë

schedule22:59 - 31 Mars, 2020

schedule 22:59 - 31 Mars, 2020

Ish-mbrojtësi i njohur anglez, Ashley Cole, ka qenë viktimë e disa grabitësve. Vila e Cole në Londër, është grabitur nga disa persona të maskuar, të cilët kanë vjedhur disa bizhuteri me vlerë mijëra sterlina.

Cole dhe partnerja e tij, kanë mohuar të kenë qenë në shtëpi, ndërsa një dëshmitar okular, tha për ‘The Sun’: “Ishte një eksperiencë e frikshme. Vrapuan shumë pranë meje. Flisnin me kode dhe dukeshin që ishin profesionistë. Mendoj se e kanë studiuar prej kohësh shtëpinë e Cole”.

Ky nuk është rasti i parë që një futbollist grabitet, pasi janë objektivat kryesorë për shkak të pasurive të tyre. Cole, 39 vjeç, është paraqitur në rajonin e policisë, e cila po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje./abcnews.al