Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Planifikoi sulm ndaj ambasadës izraelite në Londër, 34-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm

schedule17:50 - 5 Tetor, 2026

schedule 17:50 - 5 Tetor, 2026

Një 34-vjeçar nga Kuvajti është dënuar me burgim të përjetshëm në Britani, pasi u shpall fajtor për përgatitjen e një akti terrorist dhe posedim të një arme të mprehtë.

Abdullah Albadri, i cili është i pastrehë, u dënua nga Gjykata Penale Old Bailey në Londër me një afat minimal prej 20 vitesh burg. Ai u arrestua në prill të vitit 2025, teksa po përpiqej të kalonte gardhin rrethues të ambasadës izraelite në Kensington.

Sipas prokurorisë, Albadri kishte me vete dy thika dhe dyshohet se kishte planifikuar të kryente një sulm në ambientet e ambasadës. Gjatë arrestimit, ai u tha policëve se donte të “dërgonte një mesazh, të ndalonte vrasjen e fëmijëve dhe t’i jepte fund luftës”, duke iu referuar konfliktit në Gaza.



Gjatë gjyqit u shfaqën edhe pamje nga kamerat e trupit të policisë, ku 34-vjeçari dëgjohet duke thënë: “Dua të kryej një krim atje, pse po më ndaloni?”

Sipas hetimeve, autoritetet gjetën gjithashtu një shënim që dyshohet se lidhej me planin e tij. Albadri kishte hyrë për herë të parë në Britani në vitin 2021, përmes Kanalit Anglez me një varkë të improvizuar. Kërkesa e tij për azil ishte refuzuar, ndërsa ai u rikthye në Britani në prill 2025, përsëri përmes Kanalit me një varkë të vogël.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!