Tiranës i shtohet një urë e re moderne për këmbësorët

schedule11:15 - 1 Tetor, 2018

schedule 11:15 - 1 Tetor, 2018

Tiranës i shtohet një urë e re, e cila do të lidh Bulevardin “Bajram Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta” dhe që do t’u vijë në ndihmë banorëve që jetojnë në lagjet në dy anët e Lanës në afërsi të Pallatit me Shigjeta. Ura e re do të jetë vetëm për këmbësorët dhe ajo i vjen në ndihmë mijëra banorëve të Njësisë 5 dhe 7 që jetojnë në këtë zonë.

Ura që ka nisur të ndërtohet nga Bashkia Tiranë, siç shihet edhe nga fotot do të ketë një strukturë të veçantë, çka veç funksionit primar, atë për kalimin e këmbësorëve, do të përmirësojë ndjeshëm edhe imazhin e zonës përreth. Kjo është Ura e dytë që ndërtohet në Lanë brenda dy vitesh, pasi më parë Bashkia e Tiranës ndërtoi edhe urën te ish- Ekspozita, duke i dhënë qytetit një nga veprat më të bukura të ngritura mbi Lanë dhe që rriti sigurinë e qytetarëve që kalonin mbi të.