Tre dhe tre zjarrfikës janë dërguar në urgjencën e QSUT, me shenja asfiksie, pasi një pallat në Tiranë u përfshi nga flakët.
Në vendin e ngjarjes, në zonën e njohur si “Farmacia 10”, kanë mbërritur 10 forca zjarrfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
“Dy persona janë nxjerrë nga banesat e tyre, janë paraqitur në QSUT dhe kanë shenja asfiksie nga zjarri. Vijon ndërhyrja e zjarrfikësve brenda këtij kompleksi. E gjithë fasada e këtij pallati ka marrë flakë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Kemi sërish një aktivizim të flakëve të zjarrit. Është ende herët për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Ka autoambulanca të shumta që presin evakuime. Ky kompleks ndodhet përballë QSUT”, raportoi gazetarja Bleona Prengzaj.
Ky nuk është rasti i parë që kjo ndërtesë përfshihet nga flakët. Në vitin 2021, disa apartamente në katin e fundit të këtij kompleksi morën flakë./abcnews.al


