Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Një gjeneral, ambasador në Tiranë/ Frrok Çupi: Vëmendja e SHBA ka rënë, nuk jemi vend krizash apo mosmarrëveshjesh

schedule20:32 - 14 Prill, 2026

schedule 20:32 - 14 Prill, 2026

Analisti Frrok Çupi thotë se emërimi i ish gjeneralit Eric Wendt si ambasadori amerikan në Shqipëri, tregon se rëndësia e vendit tonë për SHBA ka rënë, pasi nuk jemi vend që ka probleme.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se SHBA e konsideron Shqipërinë shtet që nuk ka kriza dhe mosmarrëveshj, ndaj nuk e ka vëmendjen kryesore tek ne.

“Praktikisht, SHBA e praktikojnë në 30-40 përqind të rasteve kanë ambasadorë politikë. Mund të jetë nga republikat në botë, më të pasura nga kjo eksperiencë. Përgjithësisht, ambasadorëve politikë u bëhen shpërblime. Sipas praktikave të SHBA, vendoset një ambasador politik, ku vendi pritës nuk ka shumë rëndësi strategjike për SHBA. Ka rënë rëndësia e Shqipërisë për SHBA. Nuk jemi vend krizash apo mosmarrëveshjesh. Kur kemi diplomat karriere, do të thotë se këtu kemi probleme dhe vëmendja është e përqëndruar. Ai ka qenë gjeneral, është miku i Trump, por do bëjë punët e tij në mënyrë civile, Edhe sikur të ketë konflikt, ambasadori nuk bëhet. Ka më pak punë me atë vend. Problemi është që çfarë punësh do ketë ambasadori me rrëmujën politike këtu”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!