Gjenerali Eric Wendt është propozimi i Shtëpisë së Bardhë për ambasadorin amerikan në kryeqytet. Ish-ambasadori Arbër Çejku tha se SHBA ka rikthyer vëmendjen te vendet ku mungojnë ambasadorët, përfshirë edhe Tiranën, duke e cilësuar këtë një zhvillim pozitiv për Shqipërinë.
Sipas tij, kandidatura e re për ambasador paraqet një profil serioz, por procesi i konfirmimit në Senat mund të zgjasë disa muaj dhe mbetet vendimtar. Çejku thekson se emri i propozuar krijon pritshmëri për një përfaqësim më të balancuar të interesave politike dhe diplomatike në vend.
“Më në fund SHBA kuptoi që mungoi një ambasador në Tiranë; Maqedonia dhe Beogradi kanë disa kohë pa ambasador. Edhe funksionimi i ambasadës së Shqipërisë në SHBA nuk është se ka arritur ndonjë pikë kushedi se çfarë. Ka një rikthim të vëmendjes për vendet bosh dhe e dyta, si profil, është një profil serioz.
Është një rrugë e gjatë derisa ai të vijë në Tiranë; ne duhet të përgatitemi për disa muaj nëse çdo gjë do shkojë mirë. Për Shqipërinë do ishte lajm i mirë nëse ai s’do kishte asnjë lloj pengese. Kemi dy diplomatë që nuk kaluan në Senat; vitin e kaluar kishim një nominim të Trump për ambasador në Senat. Ëendt duhet të marrë votat në Senat.
Është shumë intriguese për Tiranën tonë; vetëm emri i tij i vendosur në kontekstin e të gjithë pritshmërive dhe mundësive e bën një përkthyes të mirë të këtyre koloreve politike.”


