Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Profili i SHBA rritet me figura të tilla”, Bimo: Ja pse puna e gjeneralit Wendt ‘vështirësohet’

schedule20:58 - 14 Prill, 2026

schedule 20:58 - 14 Prill, 2026

Ish-diplomati Roland Bimo komentoi kandidaturën e Wendt si ambasador i SHBA në vendin tonë. Bimo tha se qasja retorika e Donald Trump ndaj liderëve europianë krijojnë sfida në koordinimin e politikave dhe prioriteteve strategjike.

Bimo thekson se, në këto kushte, detyra e ambasadorit mbetet e vështirë në përshtatjen e strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA me realitetin rajonal dhe perceptimet mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“Ajo që ka penguar konfirmimin nga Senati është gjendja brenda SHBA. Sot që flasim situata në Senat deri në nëntor është në kontrollin e republikanëve, puna e tij do të jetë goxha e vështirë. Trump edhe kostumi i Jezus Krishtit i rri i ngushtë, Papën e trajton punonjësin e vet, ka një deklaratë në janar që thotë se mendja dhe morali i tij është gjykatësi.



Në këto kushte puna e tij është e vështirë sidomos kur do të duhet të zbërthejë strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA me gjendjen në vendin tonë, t’u thotë shqiptarëve që BE nuk është e ardhmja juaj. Ka të bëjë me një president që përbuzjen për liderët e Europës nuk ka tentuar as ta fshehë. SHBA historikisht, profili rritet kur ka figura të tilla, kur ka emërtime politike, por nuk e di a do të përkthehet në figurë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!