Analisti Skënder Minxhozi thotë se SHBA e konsideron Shqipërinë shtet të konsoliduar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se në mandatin e dytë të Donald Trump, SHBA ka pasur linjë të re në politikën e jashtme.
“Ëmërimi i kësaj lloj kandidature, bën pjesë në atë listë jo të vogël, që janë ose familjarë, miq, të afërt, ose aleatë politikë dhe biznesi. Zotëria nuk ka rëndësi si emër dhe si format. Ndodhet në një kontekst, ku konteksti konkret është më i rëndësishëm sesa emërtesa konkrete. S do qëndrojë ambasadori i ri, nëse do vijë, me rrëmujën politike të Tiranës. Mandati i dytë i Donald Trump përkon me një linjë të re në politikën e jashtme. Po mendohet për të ikur nga NATO. BE është armik që anatemohet gjithë ditën. Ndërkohë, Amerika sa i përket pjesës tonë të vogël të Shqipërisë ka thënë, unë në politikën time ndaj Shqipërisë, kam tre meraqe, krimin e organizuar, emigracionin dhe kartelet e drogës.
Është hequr komponenti i demokracisë. Nëse një ambasadori amerikan ia heq si detyrë punë, që të merret me demokracinë, roli i tij mbetet minor. Në sytë e administratës së sotme dhe Shtëpisë së Bardhë, Shqipëria është risk i vogël, urgjencë e vogël. Prandaj kemi ndenjur kaq vite pa ambasador. Ne jemi quajtur shtet pak më i konsoliduar”, theksoi ai./abcnews.al


