Tifozët refuzojnë fanellën e Pellegrinit pas humbjes në Conference League

schedule09:38 - 22 Tetor, 2021

schedule 09:38 - 22 Tetor, 2021

Roma humbi ndeshjen me Bodo/Glimt me rezultatin e thellë 6-1, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Kjo humbje ka irrituar ato pak tifozë që kishin udhëtuar për të parë skuadrën e tyre të zemrës.

Pas ndeshjes lojtarët e Romës kanë shkuan tek tribuna ku ishin të pozicionuar lojtari i 12 i skuadrës për t’i falenderuar për mbështetjen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ASRoma.Rus (@asroma.rus)

Kapiteni i skuadrës Lorenzo Pellegrini iu ofron fanellën tifozëve, por ata e refuzojnë në mënyrë kategorike duke bërë që lojtari ta rivishte bluzën.

Një gjest nga ana e tyre që tregon edhe mërzitjen e madhe për humbjen e skuadrës së tyre.

Videoja e postuar në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi duke marrë vëmendje. /f.a/abcnews.al