Nuk ka zhgënjyer aspak, edhe pse e ardhmja nuk ndërtohet vetëm mbi të shkuarën.
Egnatia ia ka dalë deri tani të jetë tepër dinjitoze në Ligën e Konferencës, me dy barazime në dy ndeshje, ndërsa sonte ka provën e tretë.
Në orën 21:00 do të dalë në fushë në stadiumin e Universitateas së Krajovës, pra në Rumani, dhe objektivi është të paktën të mos humbasë.
Në dy përballjet e para, kampionia e Shqipërisë arriti barazime 1-1, fillimisht në “Elbasan Arenë” ndaj Mitjilandit danez, dhe pastaj në Danimarkë ndaj kampiones së atij vendi, Arhus.
Trajneri Nevil Dede nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Sota I cili është dëmtuar rëndë e do të mungojë për një kohë të gjatë, por lajmi I mirë është që sulmuesi Ildi Gruda do të jetë në dispozicion, pasi lëndimi në javën e kaluar të Superligës ishte I lehtë.
Universitatea është një rival serioz, dhe jo më kot është në vendin e dytë në kampionatin rumun, me 32 pikë, një më pak se lideri Dinamo e Bukureshtit.
Në historinë e saj ka 5 tituj kampion dhe 8 kupa rumune, ndonëse vetëm një titull është fituar në 35 vitet e fundit, pikërisht edicionin e kaluar.
Vetë Egnatia është tri herë radhazi kampione e Shqipërisë, dhe është në pjesëmarrjen e katërt në Europë, duke arritur për herë të parë në fazën e grupeve në një konkurrim kontinental, siç është Liga e Konferencës.


