Egnatia pësoi humbjen e saj të parë në aventurën europiane, duke u mposhtur 2-0 në Rumani nga Universitatea.
Kampionia e Shqipërisë pësoi dy gola në pjesën e parë.
Egnatia mbeti me një lojtar më pak në minutën e 83-të, pasi Eneo Bitri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të linte fushën e lojës.
Me këtë humbje, Egnatia regjistron disfatën e parë në këtë edicion të Ligës së Konferencës dhe mbetet në kuotën e dy pikëve, pas dy barazimeve të arritura në dy sfidat e para.


