Teuta, rikthehen të dëmtuarit

schedule22:28 - 17 Shtator, 2019

schedule 22:28 - 17 Shtator, 2019

8 pikë në katër ndeshjet e para ka grumbulluar skuadra e Teutës në kategorinë Superiore. Një nisje e mirë e kampionatit për të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Ashtu si në edicionin e kaluar Teuta e nis si pretendent për titull. Teuta ka koleksionuar rezultate pozitive në këtë fillim të sezonit 2019-20 edhe pse grupi nuk ka qenë i plotë.

Në takimin e radhës durrsakët do të udhëtojnë në transfertën e Skënderbeut. Duel ku pritet  të rikthehen disa nga futbollistët kyç të skuadrës. Sherif Kallaku mund të startojë si titullar në transfertën korçare.

Mesfushori në fjalë ka nisur stërvitjen e plotë me grupin tjetër të lojtarëve. Arbër Çyrbja u aktivizua për disa minuta në sfidën e fundit ndaj Vllaznisë dhe në sfidën e radhës mund të luajë si titullar pasi po e rifiton formën optimale.

Teuta është favorit përballë Skënderbeut nisur nga forma aktuale që po kalojnë të dyja skuadrat. Gjithsesi para takimit me Skënderbeun, Teuta do të luajë ndeshjen e kupës ndaj Tërbunit në transfertë./ABC News Albania 24/7