“Testim-testim-testim”, kryeministri britanik Johnson: Është e vetmja rrugë për të mposhtur pandeminë!

schedule23:55 - 1 Prill, 2020

schedule 23:55 - 1 Prill, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson i cili është i infektuar nga Covid-19 ka përcjellë një mesazh për qytetarët duke thënë se vetëm testimi mbetet çelsi për frenimin e këtij virusi.

“Përmes testimit masiv” -tha ai -“Britania do të mposhtë më në fund këtë pandemi”.

Në këtë video të realizuar nga Downing Street ku ndodhet në karantinë, Johnson tha se për Mbretërinë e Bashkuar është një ditë e trishtë pas konfirmimit të 563 viktimave të tjera.   Në videon e postuar në faqen zyrtare në Facebook,  kryeministri tha se mendimet dhe lutjet e tij shkonin për familjet e viktimave.

“Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të gjithë miqve të tyre. Pa dyshim se nëse mund të ndjekim programin për të cilin kemi vendosur aktualisht dhe nëse do të zbatojmë masat që kemi marrë së bashku – atëherë unë nuk kam asnjë dyshim se do ti ulim ato numra. Testimi mbetet çelësi për plotësimin e gjithë pazëllit, vetëm kështu do ta mposhtim deri në fund”, tha Johnson./abcnews.al