Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Territorialja, Rama nga takimi në Gjirokastër: Përqëndrim më racional të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla

schedule18:17 - 12 Shtator, 2026

schedule 18:17 - 12 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi që zhvilloi në Gjirokastër me  anëtarë të këshillave bashkiakë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, lidhur me reformën territoriale.

Rama deklaroi se qëllimi është për të pasur një përqëndrim më racional të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla, edhe të mëdhatë i kanë të vështira.

Kreu i qeverisë shtoi se njësitë administrative nuk funksionojnë si duhet.

“Qëllimi është për të pasur një përqëndrim më racional të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla, edhe të mëdhatë i kanë të vështira. Ndryshe nga sot, çdo qytet, do drejtohet nga drejtuesi i qytetit, që do jetë njëkohësisht  edhe nënkryetari i bashkisë. Do ketë përfaqësuesit e vet në këshillin bashkiak. Do ndahet këshilli bashkiak me kuota, kaq kouota nga Libohova. Si do ia marrim ne buxhetin Libohovës dhe ta çojmë në Gjirokastër? Si? Aty në këshill, Libohova do ketë përfaqësuesit e vet. E njëjta gjë në Memaliaj dhe Tepelenë. Ato janë dy qytete të barabarta. Jam dakord që njësitë administrative sot, nuk funksionojnë si duhet, nuk bëjnë atë gjënë për të cilën, janë të parët që duhet ta bëjnë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!