Tentoi të vriste me thikë 1 person, pranga 66-vjeçarit

schedule09:02 - 1 Maj, 2019

schedule 09:02 - 1 Maj, 2019

Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi tentoi të vriste me thikë një person tjetër. Sipas policisë, G.K banues në Fier tentoi të vriste 57-vjeçarin N.K për motive të dobëta.

Për pasojë ky i fundit është plagosur dhe policia ka njoftuar se ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Ndaj 66-vjeçarit tashmë rëndon vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë”./abcnews.al