Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensione në protestë/ Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si anëtare krenare e familjes evropiane

schedule22:18 - 10 Qershor, 2026

schedule 22:18 - 10 Qershor, 2026

Teksa në Tiranë po zhvillohet një protestë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke dënuar sjelljen e disa protestuesve, ndaj një personi që mbante flamurin e LGBT

Kreu i qeverisë thekson se askush nuk duhet të poshtërohet, të përjashtohet apo të sulmohet për shkak se është ndryshe, duke e konsideruar bullizimin të papranueshëm në një shoqëri demokratike.

Në fund të mesazhit të tij, kryeministri dënon autorët e bullizimit me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Turp për bullizuesit”.



“Kjo nuk është Shqipëria ku ne besojmë dhe sigurisht nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si një anëtare krenare e familjes evropiane.

Solidaritet i plotë me djalin që është bullizuar.

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, të përjashtohet apo të bëhet objekt sulmi vetëm sepse është ndryshe. Turp për bullizuesit”, shkruan Rama në Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!