Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të vendosur të luftojmë korrupsionin”/ Rama: Shqipëria ka nevojë për PS! Vetëm hedhin baltë, por ne jemi afër ëndrrës historike

schedule13:19 - 30 Maj, 2026

schedule 13:19 - 30 Maj, 2026

“Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin dhe të marrim përsipër edhe koston duke ia lënë shpatën njerëzve të drejtësisë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama.

Gjatë takimit në Lezhë, në kuadër të 35-vjeçarit të PS, Rama tha se Shqipëria ka nevojë për PS.

“Ne nuk jemi të rënë nga qielli, por kur vjen puna tek pamja e madhe është një pamje që flet vetë për ne. Flet vetë raporti me shoqërinë apo me votën. Është PS sot që ia ka ngritur kokën çdo shqiptari. E ka bërë Shqipërinë nga delen e zezë në një vend që është më afër se kurrë të një ëndrre historike. Ndjehuni krenarë për këtë parti e familje të madhe”, tha Rama.



Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te kritikat dhe sulmet personale ndaj tij dhe familjes, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe jonjerëzore.

“Nuk kanë lënë gjë pa thënë për familjen time për njerëzit e mi, për të vdekurit në familjen time dhe kurrë nuk do dëgjoni. Sepse kjo nuk është njerëzore dhe ky është njerzillëku që ndan PS nga të tjerët”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!