Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 2 të plagosur

schedule22:18 - 19 Janar, 2020

schedule 22:18 - 19 Janar, 2020

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në kryeqytet.

ABC News mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, ku të shtënat me armë janë dëgjuar nga të gjithë banorët e zonës.

Nga informacionet mësohet se një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur brenda banesës së tyre.

Ngjarja është zhvilluar në sy të fëmijës së tyre.

Policia njoftoi se çifti i bashkëshortëve, kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një grabitjeje në banesë, nga autorë të cilët janë ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj./abcnews.al