Zyrtarët shëndetësorë kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e koronavirusit, pas protestave për vdekjen e George Floyd.
Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha të dielën se po monitoronte nga afër demonstratat që po ndodhin nëpër SH.B.A., dhe paralajmëroi se protesta të tilla mund të nxisin transmetimin e koronavirusit. Disa shtete tashmë po shohin tendenca rritëse të rasteve të reja.
CDC dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shëndetit u kërkuan amerikanëve të përdorin maska fytyre kur të dalin jashtë, dhe gjithmonë të ruajnë distancën.
Por protestat e mëdha e bëjnë të vështirë ndjekjen e udhëzimeve të rekomanduara për distancimin shoqëror dhe “mund t’i rrezikojnë të tjerët”, tha zëdhënësja e CDC, Kristen Nordlund në një deklaratë.
“Është shumë herët të dimë se çfarë efekti do të kenë këto ngjarje ndaj Covid-19. Çdo situatë lokale është e ndryshme. Zyrtarët shtetërorë dhe vendorë do të marrin vendime për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike bazuar në rrethanat në terren ,” ajo tha.
Në fillim të këtij muaji, drejtori i CDC-së, Dr Robert Redfield tha që protestuesit duhet të testohen për virusin./abcnews.al


