Takimi Berisha-Meta, PD: Ramë plotësisht dakord për bashkëpunim në zgjedhjet vendore e protestat kundër Ramës

schedule15:26 - 4 Tetor, 2022

schedule 15:26 - 4 Tetor, 2022

Partia Demokratike ka zbardhur takimin mes kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryedemokratit Sali Berisha të mbajtur më herët gjatë kësaj dite në selinë blu. Sipas asaj që bën të ditur zyra e shtypit të PD-së. në takim ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputeti Petrit Vasili.

Në takim njoftohet se u diskutua dhe u ra “plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare” dhe në protestat kundër qeverisë.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët rreth takimit me Berishën kreu i PL-së u shpreh se me kryedemokratin ranë dakord për të bashkëpunuar në zgjedhjet vendore të vitit që vjen dhe për protestat që do të pasojnë.

Po ashtu, Meta bëri të ditur se PL nuk do të vërë kushte për asnjë bashki apo kandidat. /abcnews.al/