Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Takimet për reformën territoriale/ Komisioni i Posaçëm zhvillon dëgjesën e radhës me qytetarët në Vlorë

schedule23:15 - 5 Maj, 2026

schedule 23:15 - 5 Maj, 2026

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është ndalur pasditen e së martës në Vlorë, në dëgjesën e radhës me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku, është shprehur se fokusi i diskutimeve duhet të jetë sesi bashkitë t’i zbatojnë si duhet kompetencat që kanë dhe jo te ndarja e territorit.

Po ashtu, Mazniku tha se nëse Shqipëria do të hyjë në BE brenda vitit 2029, do të nevojiten bashki të forta për të përfituar nga 2 prej fondeve të BE-së për vendet anëtare.



Sipas Maznikut, një nga problemet që ekziston sot me ndarjen territoriale, ka të bëjë me çuarjen e një funksioni në një vend që nuk ushtrohet dot.

“Është një moment që ne mund të shohim si mund t’i bëjmë bashkitë më eficente. Si mund t’i bëjmë më efektive. A e kanë mundësinë për të gjeneruar më shumë të ardhura? Një nga problemet që ne kemi, ka të bëjë me çuarjen e një funksioni në një vend që nuk ushtrohet dot .Jemi 1 vit para zgjedhjeve vendore. Kemi mundësi që të bëjmë një reformë bashkërisht para zgjedhjeve. Nëse në 2029 Shqipëria bëhet vend anëtar i BE-së në 2029, vendi mund të përfitojë nga 2 fonde të BE-së, që kërkojnë që të kemi bashki të forta. Sot raporti i PE-së ka një paragraf të posaçëm për punën e Reformës”, tha mes të tjerash Mazniku.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari demokrat i Komisionit, Luçiano Boçi, tha se Vlora është shembulli më i qartë i dështimit të Reformës Territoriale të vitit 2014.

Gjatë fjalës së tij, Boçi theksoi se Reforma Territoriale duhet të përmbyllet në mënyrë konsensuale mes mazhorancës dhe opozitës, pasi në të kundërt sipas tij, nuk do të kishte vlerë.

“Thënia e të vërtetave me zë të lartë në Vlorë është pjesë e shpirtit vlonjat. Ajo që ne kemi kërkuar si përfaqësues të PD-së, është që Komisioni i Reformës Territoriale duhet të ketë një konkludim konsensual. Përndryshe gjithë investimi i bërë gjatë kësaj kohe, do të shkonte dëm.

E thotë raporti i 2024 i Bankës Botërore. I referohet Bashkisë Vlorë dhe Selenicë. Ka bashki që kanë mbështetje qeveritare, por kanë bashki që mezi shtynë muajin, mezi nxjerrin pagat. Por diskriminimi nuk mbaron këtu”, tha mes të tjerash Boçi.

Qytetarët e pranishëm folën për kompetencat që k e bashkisë, të cilat duhet tu shtohen dhe dhënë bashkive përkatëse.

Fjalën e mori dhe Vangjel Tvo, i cili shprehet se duhen dhënë me shume kompetenca e pavarësi financiare bashkive, Në përmbyllje edhe Mazniku u shpreh se u kërkohet llogari bashkive për kompetenca që nuk I kanë situatë të cilën e lidhi dhe me financat.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!