Superkupa e Shqipërisë: Biletat dhe ndarja e tribunave, FSHF me njoftim zyrtar

schedule17:20 - 23 Gusht, 2021

schedule 17:20 - 23 Gusht, 2021

Finalja e Superkupës e Shqipërisë, mes Teutës dhe Vllaznisë, do të luhet në “Elbasan Arena” të shtunën prej orës 19:00.

FSHF ka dalë me njoftim për biletat, që do të shiten online në www.bileta.fshf.org, si dhe në biletaritë pranë stadiumeve “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”.

 

Prej të enjtes biletat shiten edhe në biletarinë pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Sa u takon çmimeve, ato do të kushtojnë nga 200 lekë, në 1500 lekë në tribunën B.

FSHF ka vendosur edhe për ndarjen e sektorëve për tifozët. Të Vllaznisë do të qëndrojnë në tribunat E dhe A4, B5, kurse të Teutës në G3 dhe A1, B1. /abcnews.al