Superkompjuteri tregon sa % ka shanse Man City për titullin

schedule22:13 - 2 Tetor, 2022

schedule 22:13 - 2 Tetor, 2022

Superkompjuteri e sheh Manchester City si favoritin e qartë për titullin e Premierligës pasi mposhti Manchester United.

Qytetarët mposhtën fqinjët e tyre me rezultat 6:3, duke shënuar 20 pikë pas tetë raundeve, por Arsenali i Londrës ende kryeson në renditje me 21 pikë, shkruan abcnews.al.

Pavarësisht fillimit të sigurt të Topçinjve, burimi i statistikave Squawka është i bindur se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të ndalet skuadra e Josep Guardiola:

Manchester City ka 83% shanse për të fituar kampionatin, ndërsa Arsenali ka vetëm 9%. Vendin e tretë në listën e pretendentëve e zë fillimi hezitues i Liverpool – më pak se 6%. /G.D abcnews.al/