Suarez: S’e imagjinoj Messin larg Barcelonës, nuk duhet të largohet

schedule14:37 - 29 Prill, 2021

schedule 14:37 - 29 Prill, 2021

Edhe pse u largua drejt Atletico Madrid në fillim të sezonit, Luis Suarez ka mbetur shumë i lidhur me Leo Messin, me të cilin ka një miqësi të madhe.

Sulmuesi i ekipit të Simeones ka folur në TV3 rreth mundësisë së largimit të “pleshtit” nga Barcelona, opsion që nuk dëshiron ta marrë në konsideratë.

Nuk e imagjinoj dot Messin larg Barcelonës. Si një tifoz i klubit dhe një mik i tij, do i sugjerojë të mos largohet nga ekipi që e ka bërë të lumtur.

Gjëja më e mirë për Messin do të ishte të mbyllte karrierën te Barça, brenda 3, 4, 5 apo 6 viteve të ardhshme“, deklaroi “El Pistolero”. /abcnews.al