Bëhet zyrtare strategjia e re e zgjerimit të Komisionit Europian. Bazuar në propozimin për reformën e Unionit nga Franca dhe Gjermania, komisionerja e zgjerimit Marta Kos tha se nga nesër fillon puna me vendet anëtare për adaptimin e politikës së re, sipas së cilës do të bjerë përdorimi i vetos kundër një vendi kandidat.
Kos do të raportojë në Parlamentin Europian nesër, ndërsa fjala e fundit i mbetet Këshillit politik javën tjetër.
Për këtë zhvillim foli në “Tirana Live” analisti Frrok Çupi, i cili ne vlerësoi momentin si të rëndësishëm për Shqipërinë dhe procesin e saj të integrimit europian, duke deklaruar se vendi ndodhet pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sipas tij, Bashkimi Europian po kalon një periudhë ndryshimesh dhe po ndërmerr një sërë veprimesh që lidhen me të ardhmen e unionit dhe zgjerimin e tij.
Gjatë diskutimit në studio, Çupi kritikoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e akuzuar se agjenda e tij politike ka qenë kundër interesave të Shqipërisë.
“Të gjitha të dhënat janë që Evropa e ka prej vërteti dhe Shqipëria e ka prej vërteti. Shqipëria është në prag të pranimit në BE. BE po punon shumë, është në trazira veprimesh dhe aksionesh. Vendit tonë i janë dashur 13 vite pune për të qenë pranë BE. Europa po kapërcen kontinentin e vet.
Mendoni se po shkon fillimisht në Kanada, në kufi me SHBA, nuk do të thotë sfidë, por do të thotë bashkim. Berisha vazhdon t’i bëjë keq vendit. Po ky vena ka mbijetuar, dhe ka mbijetuar pas një kove me ujë të zi, që i ka hedhur ky njeri”, tha ai.


