Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Specialja” dhe presidenti/ Petraj: Nëse nuk e voton ligjin, unë shikoj fundin politik të Albin Kurtit

schedule20:40 - 6 Tetor, 2026

schedule 20:40 - 6 Tetor, 2026

TIRANË- Avokati Edmond Petraj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke ngritur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Petraj u shpreh se, sipas tij, dalja e fundit publike e Kurtit lidhet me përpjekjen e tij për të shmangur pasojat politike të situatës së krijuar.

“Albin Kurti në këtë dalje të fundit kërkon të shpëtojë lëkurën e vet. Kështu e shikoj”, u shpreh Petraj.



Më tej, avokati deklaroi se nëse Kurti nuk arrin të përmbushë çështjen që lidhet me projektligjin, kjo mund të shënojë, sipas tij, fundin politik të kryeministrit.

“Sot Albin Kurti, nëse nuk kryen këtë për pjesën e projektligjit, unë e shikoj fundin e tij politik”, tha Petraj.

Gjatë diskutimit, avokati kritikoi ashpër mënyrën e drejtimit të Kurtit, duke e cilësuar atë si një lider cinik dhe arrogant.

“Albin Kurti ka treguar se është një nga liderët më cinikë dhe më arrogantë”, deklaroi Edmond Petraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!