Spanja zgjat kufizimet për udhëtarët nga Britania e Madhe

schedule09:21 - 27 Janar, 2021

schedule 09:21 - 27 Janar, 2021

Qeveria spanjolle ka zgjatur  për dy javë, deri më 16 shkurt, kufizimet e vendosura për të mbërriturit me avion dhe anije të udhëtarëve nga Britania e Madhe, për shkaka të varianti btritanik të koronavirusit.

“Vetëm hyrja e personave rezident në Spanjë dhe Andorra do të lejohen nga Britania e Madhe deri në këtë datë”, theksoi qeveria në një deklaratë.

Kjo është zgjatja e tretë e kësaj mase që kur hyri në fuqi në fund të dhjetorit.

Spanja më pas vendosi, ashtu si shumë vende të tjera europiane, të zbatonte këtë masë në përgjigje të frikës së ngritur nga zbulimi i një lloji më ngjitës të virusit në Britaninë e Madhe.

Rreth 200 raste të konfirmuara të variantit britanik janë regjistruar në Spanjë, por autoritetet shëndetësore spanjolle tremben se ky lloj virusi më ngjitës do të përhapet ndjeshëm në vend gjatë muajit mars./abcnews.al