Spaho i cilëson të burgosur politikë protestuesit e arrestuar

schedule18:30 - 14 Maj, 2019

schedule 18:30 - 14 Maj, 2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike ka reaguar menjëhërë pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Tiranës. Jashtë gjykatës, Spaho deklaroi se tashme gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës.

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata Penale për 50 të arrestuarit e protestës së 11 Majit, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho që e kishte ndjekur procesin në sallën e gjyqit, i konsideroi të arrestuarit si të burgosur politikë, që do dëmshpërblehen kur PD të vijë në pushtet.

Spaho pati një mesazh për gjyqtarët e prokurorët që sipas tij japin vendime bazuar në urdhra politikë.

Vendimet e gjykatës u kundërshtuan nga të arrestuarit në sallën e gjykatës dhe familjarët e tyre jashtë saj, me pretendimin se i vetmi krim që kane kryer është protesta e lirë dhe paqësore. /ABC News Albania 24/7