Tensione dhe përplasje të forta ka pasur mes banoreve të Unazës se Re dhe policisë që ka shkuar në mbështetje të aksionit të IKMT-së për lirimin e banesave, në vijim të projektit per Unazën.
Ish-deputeti, Klevis Balliu në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit” deklaron se banorët janë përgatitur që dje, në një sakrificë të paprecedentë në Shqipëri, duke pritur policinë e shtetit. “Një projekt korruptiv ku ka konflikt interesi. Qeveria dhe policia e shtetit në një akt barbar ka dhunuar banorët duke i lëshuar gaz lotsjellës, shumë banorë janë spital, dikush ka thyer këmbën, dikush tjetër ka thyer brinjët”, tha Balliu./abcnews.al



