Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nanë”/ Djemtë e Kombëtares urojnë 28 Nëntorin: Pavarësisht se ku na çon rruga ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria!

schedule12:34 - 28 Nëntor, 2026

schedule 12:34 - 28 Nëntor, 2026

Federata e Futbollit uron të gjithë shqiptarët kudo në botë me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së vendit.

Djemtë e Kombëtares nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook, kanë uruar 28 Nëntorin.

“Shumë fjalë për Shqipërinë, atdheun tonë, dalë nga zemra e atyre që flamurin e lartësojnë gjithmonë! Gëzuar festat e nëntorit!”, shkruhet bashkangjitur videos së publikuar.



Urimit për Ditën e Pavarësisë dhe Festat e Nëntorit i bashkohet edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i Federatës shkruan: “Gëzuar Festat e Nëntorit! Qofshim gjithmonë të bashkuar rreth flamurit kuqezi!”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!