Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Sulmi me bomba molotovë, 5 policë të lënduar nga protesta e opozitës/ Procedohet Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja

schedule11:32 - 18 Prill, 2026

schedule 11:32 - 18 Prill, 2026

Protesta e opozitës, u shoqërua me dhunë e përplasje. ABC News mëson se është proceduar Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si dhe Aulon Kalanë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 11 shtetas, proceduar penalisht 15 shtetas të tjerë.

Gjatë tubimit, si pasojë e sulmit me bomba molotovë dhe lëndë piroteknike, u dëmtuan 5 punonjës policie.



Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 45 molotovë, që disa protestues i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!