Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestuesit hedhin në Lanë Balliun/ Deputeti “trim” mbrohet nga gazetari i Irfanit

schedule21:42 - 16 Tetor, 2026

schedule 21:42 - 16 Tetor, 2026

Doktori kaloi me avion oqeanin, Balliu Jr kalon me not Lanën.

Kjo është karma e Berishës. Revolucioni vërtet u nis për Ramën, por përfundoi duke hedhur djalin e Fahriut në Lanë.

Balliu Junior, shef i organizimit të PD, i provuar me pamje filmike si një nga orkestruesit e maskave të dhunës në 4 ditë në Tiranë, iu kthye protesta në bumerang.



Abc News mëson se mbrëmjen e së premtes, dy grupe protestuesish janë përplasur me njëra-tjetrën, këta të dytët janë evidentuar si demokratë me në krye Balliun.

Shefi i organizimit të demokratëve la të vetët mes sherrit dhe u hodh në Lanë për të shpëtuar.

I lagur, qullosur dhe tallur nga protestuesit, ai kaloi anën tjetër të lumit si ballist, për t’i shpëtuar revolucionit.

Të paktën një arritje revolucioni i dhunshëm e pati.

Doktori kaloi me avion oqeanin, Balliu kaloi me not Lanën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!