Sinjale largimi nga Interi, Vidal flet troç: Ëndërroj të luaj te Flamengo

schedule19:39 - 24 Qershor, 2021

schedule 19:39 - 24 Qershor, 2021

Arturo Vidal ia doli të fitojë titullin kampion me Interin, por dëmtimet e kanë kushtëzuar, duke mos i ia dalë të përfitojë shumë minuta tek ekipi zikaltër.

Mesfushori nga Kili ka një ëndërr të veçantë: ai dëshiron të luajë me Flamengon, një nga skuadrat më të dashura të tifozëve brazilianë.

Largimi i Contes e ka mërzitur, me trajnerin italian kishte një lidhje të veçantë, teksa bën publike dëshirën e tij në deklaratën e dhënë nga grumbullimi me kombëtaren në Kupën e Amerikës.

Ëndrra ime është të luaj me Flamengon. Kam edhe një vit kontratë me Interin, po ku i dihet, mund të mos luaj sezonin e ardhshëm me këtë ekip“, deklaroi 34-vjeçari latin. /abcnews.al