Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli, në konferencën e tetë ndërqeveritare, deklaroi se Shqipëria ka një dashuri të pashtershme për Bashkimin Evropian.
Rama tha se fillimi i mbylljes së grup kapitujve, lidhur me negociatat për anëtarësim në BE, është një arritje e madhe për Shqipërinë.
Kreu i qeverisë shtoi se tani Shqipëria ka më shumë përgjegjësi dhe më shumë punë për të bërë.
“Dashuri e pashtershme, pa kushte. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometrik. Ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe kaluam nga kjo, tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve. Ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që është fillimi i fundit, e dimë që duhet të bëjmë më shumë punë. Duhet t’iu themi shqiptarëve në atdhe që kanë ndjekur IBAR me shumë pasion, ja që kështu jetojmë ne me anëtarësimin e vendit në BE. Sot kemi një vend që ka PPB prej 27 miliardë euro, ka një pagë mesatare në sektorin provat 912 euri dhe në sektorin publik 1200 euro. Kemi sot një vend që po rritet ekonomia. Kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku”, theksoi ai./abcnews.al


