Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria nuk është Republikë bananesh!”, Rama: Projektin për Zvërnecin, do e bëjmë publik me krenari sapo të vijë

schedule16:04 - 9 Qershor, 2026

schedule 16:04 - 9 Qershor, 2026

Në konferencën me gazetarët e BE, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është një Republikë bananesh, por një vend ku institucionet funksionojnë. Rama tha se projektin për Zvërnecin do e bëjë publik me krenari sapo të vijë.

“Kjo nuk është republikë bananesh është një vend ku institucionet funksionojnë.  Për të marrë një leje në këtë vend duhet të kalosh nëpër një proces. Për mua një projekt nuk do të thotë kam një ëndërr, ndryshimi mes tyre është afati i fundit.

Projekti është dicka që lidhet me afate. Duhet të paraqesin një projekt. Së pari, kjo është një tokë private, ata e kanë blerë tokën. Pati edhe një gënjeshtër që mori dhenë se Kushner u vu nën hetim. Fakti është se një prej pronarëve të njërës toke ishte në hetim për të tjera arsye.



Investuesi e ka blerë tokën dhe paratë do të mbeten aty nëse pronari është i ligjshëm do të marrë paratë. Iu duhet të përmbushin kriteret, nuk ka leje për ndërtim nëse nuk ka një vlerësim të ndikimit në mjedis kur ndërtimi ndodh në një mjedis ku ka ndikime natyrore.

Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari, unë e di c’po vjen e di kush po punon për këtë. Nuk janë njerëz që kanë bilanc shkatërrimi të natyrës. Janë njerëz që kanë rishpikur arkitekturën e peizashit, dhe ka edhe dicka tjetër. Që kur kemi parë projekte që vijnë si grusht kundër natyrës, nuk ndodh më! Që kur nënkupton se kapitalet që shkojnë për turizëm janë spekulim?” u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!